Dërgesa dhe kthimi
AMRU është dyqan vetëm online. Të gjitha porositë i dërgojmë me korrier partner direkt në adresën tuaj.
Dërgesa
| Ku dërgohet | Çmimi | Koha |
|---|---|---|
| Tiranë | 200 Lekë | 1–3 ditë pune |
| Qytetet e tjera të Shqipërisë | 300 Lekë | 1–3 ditë pune |
| Kosovë | 7 € | 2–4 ditë pune |
| Shtete të tjera | Sipas vendndodhjes | — |
Për shtetet e tjera, tarifën postare jua dërgojmë në momentin që bëni porosinë, në varësi të vendndodhjes suaj.
Dërgesa në Kosovë paguhet në euro: 7 €. Produktet kanë çmimin në Lekë.
Porositë e konfirmuara deri në orën 14:00 nisen zakonisht të njëjtën ditë ose ditën tjetër të punës. Korrieri ju telefonon para dorëzimit.
Pagesa
- Pagesë në dorëzim (cash). Paguani korrierin kur ju vjen porosia.
Kthimi dhe ndërrimi
Keni 14 ditë nga dita që merrni porosinë për ta kthyer ose ndërruar një produkt. Produkti duhet të jetë i papërdorur, i palarë dhe me etiketat origjinale.
- Ju tregojmë si ta dërgoni produktin te ne me korrier.
- Pasi e marrim dhe e kontrollojmë, ju dërgojmë masën e re ose ju kthejmë paratë brenda 5 ditëve pune.
Kostoja e dërgesës për kthimin paguhet nga klienti, përveç rasteve kur produkti ka defekt ose kemi dërguar produkt të gabuar.
Produkt me defekt ose i gabuar?
Na njoftoni brenda 48 orëve nga marrja, me një foto të produktit. E zëvendësojmë falas ose ju kthejmë paratë plotësisht, përfshirë dërgesën.