Pyetje të shpeshta
A keni dyqan fizik?
Jo. AMRU është dyqan vetëm online, pa pikë fizike. Porositë bëhen në faqe dhe i dërgojmë me korrier direkt në adresën tuaj. Për çdo pyetje na shkruani në Instagram (amarildoshop), në mesazh privat.
Çfarë është printuar në T-shirt-et AMRU?
Në shpinë është printuar një vepër arti origjinale, ndërsa përpara vetëm logo e vogël AMRU®. T-shirt-et vijnë në të bardhë dhe në të zezë.
Sa kushton një T-shirt ose hoodie AMRU?
Çdo T-shirt kushton 2 900 Lekë dhe çdo hoodie 3 900 Lekë. Dërgesa kushton 200 Lekë në Tiranë, 300 Lekë në qytetet e tjera të Shqipërisë dhe 7 € në Kosovë.
Sa kushton dërgesa dhe sa zgjat?
Dërgesa kushton 200 Lekë në Tiranë, 300 Lekë në qytetet e tjera të Shqipërisë dhe 7 € në Kosovë. Në Shqipëri porosia arrin brenda 1–3 ditëve pune. Për Kosovën shihni faqen Dërgesa dhe kthimi.
Si mund të paguaj?
Paguani me para në dorë kur ju vjen porosia (pagesë në dorëzim).
Si e bëj një porosi?
Zgjidhni produktin, ngjyrën dhe masën, shtojeni në shportë dhe plotësoni emrin, telefonin dhe adresën. Kur shtypni "Dërgo porosinë në Instagram", hapet biseda me amarildoshop me porosinë tuaj (e cila kopjohet edhe vetë). E dërgoni dhe ne jua konfirmojmë me mesazh.
Si ta zgjedh masën e duhur?
Përdorni udhëzuesin e masave me matjet në centimetra. Nëse jeni mes dy masave, ju këshillojmë masën më të madhe. Për t'ju ndihmuar, na kontaktoni në DM te amarildoshop në Instagram.
A mund ta kthej ose ta ndërroj një produkt?
Po. Keni 14 ditë nga dita që merrni porosinë për ta kthyer ose ndërruar produktin, me kusht që të jetë i papërdorur dhe me etiketat origjinale. Paratë ju kthehen brenda 5 ditëve pune pasi marrim produktin.
A dërgoni jashtë Shqipërisë?
Po, bëjmë dërgesa edhe jashtë Shqipërisë. Në momentin që bëni porosinë, ju dërgojmë edhe tarifën postare në varësi të vendndodhjes suaj.
Nuk e gjetët përgjigjen? Na kontaktoni.